Edi Rama bashkë me ministrat dhe drejtorët e tij dallohen për aktivitetin e lartë në rrjetet sociale, nëpërmjet të cilave gjejnë një mundësi për të shprehur propagandën për arritjet dhe "mrekullitë qeveritare". Shpesh në postime nuk mungojnë montazhet dhe fotot me cilësi të lartë për të përcjellë sa më mirë arritjet. Ndërkohë, një praktikë që ndiqet nga "ushtarët" e Ramës, ka të bëjë me krijimin e profileve falso, të cilat i bëjnë lajka Ramës në çdo postim. Realiteti është krejt tjetër nga Shqipëria virtuale në fakt, komplet ndryshe nga sa serviret nga Kryeministri ynë artist bashkë me stafin.
Shqiptarët e dinë se propaganda është "arma" më e fuqishme e "Rilindjes" dhe demaskimi i saj mund të sjellë nisjen e rrënimit të këtij sekti, që i ka ngritur themelet mbi gënjeshtra dhe premtime të pambajtura dhe po shton nga dita në ditë katet e kështjellës duke vjedhur e abuzuar paturpësisht me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Në videon e mëposhtme shihet qartë kjo skemë që përdoret për t'u dukur mirë para popullit, ndërsa shumica e komentuesve janë thjesht shpikje e trurit të rilindasve me shokë.