Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se ka pasur një progres të mirë në bisedimet teknike mes Turqisë dhe Greqisë për konfliktin në Mesdheun Lindor. Ai tha se mes dy palëve ka pasur takime edhe në selinë e NATO-s, por pret që tashmë të ulen akoma tensionet për të shmangur përshkallëzimet, që mund të çojnë në përplasje. Bisedimet kanë për qëllim parandalimin e një përplasjeje ushtarake midis dy vendeve në Mesdheun Lindor, ku Athina dhe Ankaraja nuk bien dakord mbi sovranitetin dhe të drejtat territoriale.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen mbajti një telekonferencë me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan më parë gjatë ditës. Ka pasur gjashtë takime këtu në selinë e NATO-s midis Greqisë dhe Turqisë. Qëllimi është krijimi i një mekanizmi të de-përshkallëzimit për të shmangur incidentet në det ose në ajër, përfundoi ai.Delegacionet ushtarake nga Turqia dhe Greqia janë takuar për herë të pestë si pjesë e një iniciative të udhëhequr nga NATO për të diskutuar mekanizmat e de-përshkallëzimit në Mesdheun Lindor.
Në një deklaratë, Ministria Turke e Mbrojtjes tha se delegacionet kanë përfunduar raundin e pestë të bisedimeve në selinë e NATO-s në Bruksel dhe shtoi se raundi tjetër është planifikuar për javën e ardhshme. Bisedimet synojnë të zvogëlojnë rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve në rajon, si ato që ndodhën në gusht, ndërsa të dy vendet janë të përfshira në një mosmarrëveshje mbi aksesin në burimet natyrore në Mesdheun Lindor.
Burimi:ekathimerini.com|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania