Lali Eri shkarkon e qarkullon “kokat” e korrupsionit në bashki; ikën dhëndri i Fatmir Xhafajt, reziston superdrejtori Taulant Tusha

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.09.2020, 13:11

Ditën e hënë janë shkarkuar, zëvendësuar e qarkulluar 16 drejtorë qendrorë të Bashkisë-Tiranë, që siç jemi informuar, nuk ka qenë dëshirë e “Lali Erit”, për faktin se prej 5 vitesh, ata kanë qenë tepër korrekt në firmosjen e aferave korruptive të urdhëruara prej tij. Kjo “fshesë” e skemë riqarkullimi emrash nga një post në tjetrin, është marifet i Edi Ramës, për të spostuar nga qeverisja dhe fshehur gjurmët e drejtorëve që kanë firmosur vjedhjet, siç veproi me shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca. Referuar emrave të drejtorëve kryesorë që janë hequr, konstatojmë se janë më të denoncuarit në media dhe të zbuluarit nga KLSH; për fakte korrupsioni me tendera, prona, licensa, kontrata e zhdukje fondesh me falsifikime dosjesh.

Në krye të listës së shkarkimit, është Ditjon Baboçi, Drejtor i Urbanistikës, dhëndër i Fatmir Xhafajt, heqja e të cilit, ka lidhje edhe me sinjalin paralajmërues, për përjashtimin e Fatmir Xhafës. Prej 5 vitesh, Rama-Veliaj e përdoren Baboçin si “babuç” për të firmosur betonizimin e Tiranës me 72 leje ndërtimi për kulla; zhdukjen e 130 m2 lulishte, grabitjen e 200 mijë m2 troje pronë publike e 120 banesave private, të cilave u është grabitur trualli e dhuruar oligarkëve.Në listën e shkarkimit është dhe Redi Molla, Drejtori i UKT, i cili për pazare të Ramës e Veliajt, ka firmosur 112 milionë Euro investime, shërbime e blerje që nuk janë kryer, por në letra figurojnë të kryera (sipas KLSH).

Përshtypje të bën fakti, se në krye të UKT; është emëruar “G-99” Elton Kacidhja, deri tani Drejtor i Rrugëve e Ndriçimit, ku sipas KLSH, ka firmosur 27 milionë Euro tendera fiktivë, për gjoja rrugë, trotuare, kanalizime e ndriçim publik, në fshatrat ku nuk ka asnjë banorë.Nuk është hequr as këtë herë, “koka e korrupsionit”, Taluant Tusha, krye-drejtori i Shërbimeve Publike të Bashkisë-Tiranë që kontrollon 26 drejtorët e tjerë dhe shef i bordit të Ujësjellësit.

Ja disa nga të shkarkuarit dhe qarkulluarit në drejtori të tjera

  1. Ditjon Baboçi, Drejtor i Urbanistikës zëvendësohet nga vartësja Frida Pashako.
  2. Redi Molla, Drejtor i UKT, zëvendësohet nga Elton Kacidhja, drejtor Rrugëve-Ndriçimit.
  3. Bojken Lako, Drejtori i qendrës TEN, zëvendësohet nga këngëtari Vitmar Basha.
  4. Erindi Bejko, Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë, zvendësoeht nga Aurel Çuko.
  5. Rigels Balla, Drejtor i Investimeve Publike, zëvendësohet nga Ilda Qazimllari.
  6. Besim Petrela, Drejtor i Kulturë-Trashëgimisë, zëvendësohet nga Dhimitraq Furrxhi
  7. Esmeralda Byberi, caktohet Drejtore e Zonës së Investimeve të Huaja dhe Diasporës
  8. Epidamn Zeqo, Drejtor i Planifikimit Strategjik, zëvendësohet nga Emilda Prifti

Për të shkarkuarit, “Lali Eri” ka sqaruar se nuk kanë probleme korrupsioni, apo pakënaqësi të “bablokut” për zbatimin e detyrave të ngarkuara, por do angazhohen në fushatën zgjedhore. Kështu qoftë, por le t’ia lëmë kohës, për të dëgjuar së cili është shkaku i vërtetë i largimit të tyre nga detyrat./ Marrë nga Pamfleti

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit