Mëngjesin e sotëm është gjendur pa shenja jetë një ndihmës mjek anestezis në një spital privat. Shtetasit me iniciale M.A, 46 vjeç, në trup nuk i janë gjetur shenja dhune, ku dyshohet se mund të jetë vdekje natyrale.
Informacion paraprak:
Më datë 21.09.2020, rreth orës 08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.