U kap me armë në çantë, kush është biznesmeni i hoteleve që shoqëronte Fjolla Morinën për në Tiranë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21.09.2020, 09:43

Mesnatën e 19 shtatorit 2020, tre oficerë të Pikës së Kontrollit në Morinë, kanë kapur në flagrancë 34-vjeçaren Fjolla Morina. Këngëtares i është kapur “mat” nga policia kufitare një pistoletë tip “Zoraki” me 3 fishekë në karikator dhe 20 fishekë të tjerë u konstatuan dhe sekuestruan, në xhepin e pasmë të sediljes. Pas këtij konstatimi i gjithë mjeti i është nënshtruar një kontrolli fizik, ku në bagazh është gjetur dhe një pistoletë tip “Walther”, që në dukje ishte pistoletë lodër, çakmak. Më pas policia ka kryer skanimin e plotë të makinës dhe nga të dhënat e mbledhura nga skaneri, nuk rezultoi se kishte sende të paligjshme në automjet.

Por një pistoletë e vetme dhe 23 fishekët luftarakë, shërbyen që të arrestohet në kushtet e flagrancës, këngëtarja Fjolla Morina, Fisnik Syla dhe Fitim Muji. Fisnik Syla është biznesmen dhe pronar i 5 objekteve hotelerike në qytetin “Sint-Niklas” të Belgjikës dhe president i “F.C.Gera-Waasland”, ndërsa Fitim Muji ishte shoferi personal i Fjolla Morinës. Ndaj tre të arrestuarve është referuar material hetimor në prokurori, ku pritet që në ditën e martë, këngëtarja Fjolla Morina, të dalë para gjykatës së Kukësit për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokuroria. Gjatë komunikimit që ka pasur me efektivët e policisë së Kukësit Fjolla dëshmon:

Pyetje: Juve sot gjatë kontrollit të bërë në PKK Morinë ju është gjetur një pistoletë me 23 fishekë. Pistoleta ishte në çantën tuaj dhe fishekët në xhepin e sidiljes së makinës?

Përgjigje: Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova me makinën time për në Tiranë, pasi kam për të bërë muzikë dhe në makinë kam pas me vehte dhe persona të tjerë, të cilët quhen Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im dhe rreth orës 02:10 minuta jemi futur në Pikën e Kalimit Kufitar të Kontrollit në Morinë Kukës. Gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantën dhe në makinë dhe këtë pistoletë e kam pas në njërën prej çantave, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush.

Pyetje: Kush ta ka bërë dhuratë këtë pistoletë që ti thua s'është e imja?

Përgjigje: Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më.

Pyetje: Po personat që ju kishit në makinë a kanë dijeni se ju kishit pistoletë në makinë dhe në çantë?

Përgjigje: Unë ju deklaroj se nuk dinin gjë se unë kam pistoletë dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pistoletë.

Lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetje dhe dy personat që shoqëronin Fjolla Morinën, Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla.

Atë kanë deklaruar në polici:

Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës, pasi ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj.

Pavarësisht dëshmisë së dy personave shoqërues dhe rrëfimit të Fjolla Morinës, aktualisht Policia dhe Prokuroria e Kukësit po kryejnë ekspertimin e dy pistoletave që janë gjetur në makinë, ku njëra prej armëve në dukje me sy të lirë, dallohet që është pistoletë çakmak. Ndërsa pistoleta me fishekë do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit