Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit, ku një ambulancë është përplasur me një makinë. Mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë infermierja 58-vjeçare, e cila është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës. Në momentin që është aksidentuar ambulanca ka qenë duke shkuar të marrë një të sëmurë. Ajo është përplasur me një "BMW X5" me targa angleze.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak. Rreth ores 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54vjeç, banues në Sarandë është perplasur me mjetin tip BMW, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe, në gjëndje të rëndë shëndetsore Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë jashtë rrezikut pë jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.