Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e një shqiptari në Itali, teksa ai ka qenë duke shëtitur në plazh. Siç raportojnë edhe mediat italiane, shqiptarii iu bë pritë nga dy persona. Ata ishin të maskuar dhe lëviznin me një “skuter”. Pasi e qëlluan shqiptarin, dy autorët u larguan mes turmës së plazhit duke i humbur kështu edhe policisë.
Bëhet me dije se shqiptari, tashmë i shtruar në një nga spitalet e zonës, jashtë rrezikut për jetën, është një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ende nuk ka ndonjë zhvillim lidhur me arrestimin e dy autorëve.