Është arrestuar nga policia e Kosovës një kinez, shtetas i Kinës, nën dyshimin se i njëjti ka hyrë në territorin e Kosovës, në mënyrë ilegale. Supozohet se kinezi ka hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë. Ngjarja ka ndodhur në ditën e premte, ora 15:10. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është konfiskuar pasaporta dhe më pas është liruar me procedurë të rregullt. Nuk jepen informacione për qëllimin e hyrjes ilegale të kinezit, kur dihet se pikat kufitare janë të rrepta në kriteret për hyrje e dalje nga vendi shkaku i pandemisë me Covid-19.