Koronavirusi nuk ka të ndalur në vendin tonë. Kohët e fundit nuk tregohet i mëshirshëm as me mjekët të cilët vënë jetën e tyre në rrezik për t’iu shërbyer njerëzve. Sefer Dervishi, një mjek nga Kavaja, ka ndërruar jetë. Mjeku Dervishi kishte më shumë se dy javë i shtruar te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë, raportohet se mjeku vuante edhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.