Mungesa e ujit në Tiranë vazhdon të ndihet në shumë lagje të kryeqytetit dhe i vetmi që nuk e sheh këtë është Erion Veliaj, ose siç njihet ndryshe nga çunat shqiptarë Lali Zdromsi. Shumë qytetarë vuajnë masivisht për një nga kushtet themelore të jetesës, por kryebashkiaku s’e çan kokën fare. E këtë situatë e tregon më së miri një denoncim i cili ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një qytetar shprehet hapur se prej dy muajsh në zonën më të populluar të Tiranës, “Rruga e Elbasanit”, mungon uji.
Edhe pse pas shumë ankesave, qytetarët e zonës nuk kanë marrë asnjë përgjigje për rregullimin e situatës. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që qytetarët denoncojnë mungesën e ujit në Tiranë. Shumë të tjerë i kemi parë teksa mbushin bidonat e ujit në botet të cilat thërrasin ‘ujë Selite’ apo ‘ujë Dajti’. Të gjithë jemi të vetëdijshmë që pamjet na ngjajnë me një lagje në Afganistan, dhe jo me një vend i cili pretendohet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
Denoncimi: