Teksa Kalifornia po mbulohet nga flakët që nuk kanë të ndalur dhe po shkrumbohet e gjitha për shkak të rrufeve, vendi ynë po shkrumbohet për fajin tonë. Dhe teksa në Kaliforni po shpallet gjendje e jashtëzakonshme dhe zjarrfikësit po vënë jetën e tyre në rrezik teksa luftojnë me flakët, në Shqipëri zjarrfikësit kanë punë të tjera. Madje-madje edhe fondet për të blerë zjarrfikëse të reja nuk dihet nga përfunduan. Në një video në formë denoncimi që ka mbërritur në redaksinë e JOQ, shihet se në Prezë dy fshatra janë të përfshirë nga flakët. Gjithashtu shihet se në hyrje të Shkodrës po digjen disa çadra të ngritura nga komuniteti Rom. Kurse në Krastë, Elbasan zjarri ka që në mëngjes që nuk është fikur akoma, duke mos lënë pa përmendur këtu edhe zjarret në Priskë e Dajt që vazhdojnë çdo natë.
Qytetari shkruan:
"Miliona lekë investime për zjarrfikëset" ku avulluan!?
Publiée par JOQ Albania sur Mercredi 16 septembre 2020