Pasditen e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë, pasi në makinën e Preng Gjinit ishtë vënë lëndë plasëse. Makina shpèrtheu në ecje dhe Gjini mbeti i plagosur por pas një ndërhyrjeje kirurgjikale gjendja e tij u stabilizua. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ndodhi për larje hesapesh. Shënjestra ishte kthyer në Shqipëri për të kujtuar përvjetorin e humbjes së vëllait, Tonin Gjini i "eliminuar" gushtin e kaluar. Preng Gjini rezulton të jetë marrë në pyetje pas "eliminimit" se Kastriot Reçit, i qëlluar me snájper në Rrëshen.
Burimet tregojnë se lënda plasëse mund të jetë aktivizuar përmes një pulti ndaj agjentët po hetojnë çdo kamer sigurie pasi dyshojnë se autori ka qenë brenda perimetrit. Është marrë dëshmia e kushëririt të Gjinit, që rrëfen momentet para ngjarjes, kurse i lënduari pritet të pyetet në spital menjëherë sapo gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet.