JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Me testin e blerë në një lagje të kryeqytetit, tentoi të del jashtë shtetit
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16/09/2020 11:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është kapur nga policia me test të falsifikuar për Covid-19, në pikën kufitare Hani i Elezit, një shtetas i Maqedonisë së Veriut. I arrestuari ka tentuar që me test fals të kalojë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës. "Me datë 14 shtator është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar edhe testin për Covid 19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar".

Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka deklaruar se testin e ka blerë në një lagje të Shkupit, nga një person i panjohur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.