JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

”Pse m’i hodhe mbeturinat?”, zbardhet si nisi sherri fatal mes 31-vjeçarit dhe kunatës
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16/09/2020 0:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Bathore, ku një 31-vjeçar 'hoqi qafe' kunatën e tij Jetmira Hasani. Mësohet se ata kishin konflikte të vazhdueshme, ndërsa të dy palët kishin urdhër mbrojtjeje. Konflikti ka nisur që pas ikjes së bashkëshortit të Jetmirës emigrant në Greqi, ndërsa Agroni i kërkonte kunatës të largohej nga shtëpia. Ndërkohë ditën e sotme shkak i konfliktit janë bërë mbeturinat, pasi Jetmira jetonte në katin e dytë të banesës, ndërsa Agroni në katin e parë dhe i ka kërkuar llogari pse i ka hedhur ato.

Pasi sherri është ndezur, ai e ka qëlluar kunatën e tij.

Një prej fqinjëve të familjes deklaroi:

Sot pashë një makinë duke ngarkuar plaçkat. Jetmira Hasani ka qenë e divorcuar prej disa vitesh. Ish-burri i Jetmirës ka qenë emigrant në Greqi. Prej vitesh kanë pasur konflikt pronësie.