Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bathore të Kamzës, ku një grua u "eliminua" nga kunati i saj. Shkaku ishte një konflikt brenda familjes. Sipas burimeve Agron Tanushi ka qëlluar disa herë në drejtim të bashkëshortes së vëllait të tij, Jetmira Hasanit. Mësohet se pas ngjarjes autori është larguar me shpejtësi dhe policia është vënë në ndjekje të tij. Vëllai i Agron Tanushit ndodhet në emigrim në Greqi prej shumë vitesh dhe bashkëshorten e tij, Jetmira Hasanin e kishte lënë tek familja e tij.
Mësohet se konflikti kishte vite që zhvillohej deri në ditën e sotme, ku pati një fund tragjik. Familjarët e Jetmira Hasanit kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas mësimit të lajmit të hidhur dhe kanë pasur një konflikt verbal me familjen Tanushi.