JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Flet nëna e 13-vjeçares që u abuzua s*ksualisht nga Blerim Bizgjoni
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15/09/2020 17:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur jo vetëm qytetin e Pogradecit ku ka ndodhur, por gjithë Shqipërinë. Një 13-vjeçare është abuzuar s*ksualisht nga një 46-vjeçar dhe e mitura ka arritur ta denoncojë, kështu që Blerim Bizgjani është arrestuar. Mirëpo nëna e 13-vjeçares ka rrëfyer detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në një intervistë ajo tha se vajza rrinte e mërzitur gjithë kohës. 46-vjeçari e ka mohuar ngjarjen dhe është shprehur se gjithë kjo histori është sajuar nga familjarët e 13- vjeçares.

Nëna shprehet:

Vajza qëndronte e mërzitur gjatë gjithë kohës erdhi në shtëpi dhe kërkoi të merrte në telefon policinë. Ai pohonte gjithmonë se do na ndihmonte, do ta ndihmonte pasi edhe vajza e atij është një moshë me vajzën. Ne në atë fshat kemi dy vite që jetojmë, ai na pohoi se do ta ndihmonte për në shkollë. Por ne duke qenë në gjendje të keqe ekonomike pranuam që ai të kujdesej për vajzën dhe të na ndihmonte. Ne nuk e dinim se çfarë mund të na ndodhte më pas. E çoi bashkëshortin në një punë dhe ai nuk qëndroi atje. Kishte dy vite që kujdesej për vajzën, e çonte në shkollë e shoqëronte dhe e sillte. Vajza jetonte me ne, por ai kishte edhe dy goca të tjera dhe bashkëshorten. Ai abuzonte me vajzën te shtëpia dy katëshe. Vajza është abuzuar muajt e fundit. Që nga momenti që u zbulua ky skandali nuk i kemi parë më aty, janë larguar nga fshati. Çupa ime ka të drejtë, ai është mashtrues, gënjen, të rrijë në qeli përjeë. Ata na kishin pasur interes, ata na mashtruan.