Barcelona nuk është dorëzuar për Lautaro Martinez. Sipas raportimeve të ‘TyC Sports’, agjenti i sulmuesit të Interit është në Barcelonë për të diskutuar një tjetër ofertë.
Kontakte ka pasur gjatë gjithë vitit, por negociatat ishin shtyrë dhe dukej se nuk do të kishte asgjë gjatë kësaj vere, me zikaltërit që po tentojnë të blindojnë lojtarin me një kontratë të re.
Gjithsesi, Barça nuk është dorëzuar dhe besojnë se mund të bindinLautaro Martinezin të zbarkojë në "Kamp Nou".
‘TyC’ nuk ka zbuluar shifrën e ofertës, por bën të ditur se një e tillë është përpiluar nga Barcelona.
Mbetet të shihet nëse Interi dhe agjenti i lojtarit mund të binden apo nga oferta e Barçës dhe t'i japin dritën jeshile këtij transferimi.