U shkarkua për korrupsion/ Rikthehet në post diplomatik, misteret e karrierës së pandalshme të Luljeta Çobanaj

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10.09.2020, 14:26

Ish-konsulli i përgjithshëm në Milano, znj. Luljeta Çobanaj, e liruar nga detyra më 1 mars 2016, pas akuzave për korrupsion nga emisioni investigativ “Stop”, do të rikthehet në shërbimin diplomatik, në postin e Oficerit Koordinues për Diasporën në Milano. Oficerët Koordinues për Diasporën, janë shpikja më e re e rilindjes, në ofertën e saj për diasporën, në vijim të nismave të tjera propagandistike si Samiti i Diasporës, Këshilli Koordinues i Diasporës, Ministri i Shtetit për Diasporën apo Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Sipas marrëveshjes mes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) dhe Ministrit të Shtetit për Diasporën, të nënshkruar më 7 korrik të këtij viti, bashkësitë e emigrantëve shqiptarë në Itali dhe Greqi (më të mëdhatë në Evropë) do të kenë, veç ambasadave dhe konsullatave, edhe të ashtuquajturit “oficerë koordinues të diasporës”, të vendosur përkatësisht në Athinë, Selanik, Romë dhe Milano.Pikërisht në Milano, ky post i është dhënë znj. Çobanaj, një njohje e vjetër e Konsullatës Shqiptare të Milanos, ku filluar të punojë qysh në vitin 2000, si punonjëse finance dhe sekretare. Në atë kohë Çobanaj kishte vetëm diplomën e inxhinieres së ndërtimit, dhënë nga Universiteti i Tiranës, më 1991. Ajo kishte punuar vetëm 3 vjet në këtë profesion, në Itali (1994-1997). Pas kësaj përvoje në konsullatë (2000-2003), Çobanaj (rezidente në Itali që prej vitit 1994) nuk iu rikthye më profesionit të saj parë. Nuk dihet sesi, ndërkohë që jetonte në Itali dhe punonte në Konsullatën e Milanos, ajo kreu studimet master në “Administrim Biznesi/Sekretari/Arkivë” pranë Fakultetit Filologjik të UT. Ajo duhet të jetë e vetmja e specializuar me master në Administrim Biznesi nga një Fakultet Filologjik në botë!

Sidoqoftë, me ndërprerjen e punës si sekretare në konsullatë, znj. Çobanaj, që punonte edhe si përfaqësuese e SIGAL në Milano (1999-2009), hapi një aktivitet privat, një shpk kancelarie, të quajtur Studio De Fiori. Në vitet 2006-2010, ndërkohë që jetonte në Itali dhe punonte në kancelarinë e saj dhe si përfaqësuese e SIGAL, Çobanaj kreu edhe studimet e larta në Fakultetin Juridik të Universitetit privat Justicia në Tiranë, që si shumë universitete të tjera private, u mbyll nga Qeveria Rama, në vitin 2018. Në CV-në e saj, të publikuar me rastin e emërimit Oficere Koordinuese për Milanon, Çobanaj shënon edhe numrin e liçencës së avokatit (5169), të marrë nuk dihet se si dhe kur. Liçenca e avokatit nuk merret pa studime master, përvojë pune dhe shkollën e avokatisë.

E kështu, me master në “administrim biznesi, sekretari dhe arkivë”, të marrë nga një fakultet filologjik dhe një diplomë juridike të marrë nga një universitet privat i mbyllur, të dyja të marra në Shqipëri, ndërkohë që jetonte në Itali, zonja Çobanaj ishte në lartësinë e duhur për postin e Konsullit në 2009 dhe Konsullit të Përgjithshëm në 2014.Ngjitja spektakolare e zonjës Çobanaj u ndërpre nga kronika e emisionit “Stop”, në të cilën shfaqej një qytetare shqiptare, që i paguante 1.000 euro në dorë, një sekseri, për të marrë brenda ditës vërtetimin e beqarisë, pra të mungesës së pengesave për martesë në shtetin italian.

Më 1 mars 2016, MEPJ vendosi lirimin e saj nga detyra dhe fillimin e hetimeve rreth këtij skandali korrupsioni. Zonja Çobanaj u tha mediave atëherë se ajo nuk kishte asnjë lidhje me rastin dhe se argumentet në mbrojtje të saj do t’ia paraqiste Komisionit Disiplinor të MEPJ, por asgjë nuk ndryshoi. Zonja Çobanaj iu kthye studios së saj të kancelarisë, me emrin simpatik “De Fiori” (që mund të shqipërohet “e luleve”) në adresën Rr. Angelo Maj, no.2, të cilën e shikoni në foto. Po pyesni veten se ku është Studioja “De Fiori”? Këtë pyetje po bëjmë edhe ne.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit