Chelsea po bën blerje të fuqishme në merkato/ Shpërthen Klopp: Janë pronë e oligarkëve

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10.09.2020, 13:17

Chelsea është momentalisht ekipi më aktiv në merkaton europiane, teksa po bën blerje të fuqishme duke shpenzuar shifra të mëdha. Blutë e Londrës po përforcojnë ndjeshëm ekipin dhe kanë si objektiv titullin kampion sezonin tjetër.

Gjithsesi, për trazuar pak ujërat, ka menduar rivali i tyre, Jurgen Klopp. Trajneri i Liverpoolit, ka folur duke iu referuar shpenzimeve marramendëse dhe deklaruar se klube të tilla janë pronë e shteteve dhe oligarkëve.

Gjermani tha:

Sot jetojmë në një botë që ka shumë pikëpyetje. Për disa klube që janë pronë e shteteve apo të oligarkëve, duket se nuk ka rëndësi fare fakti që e ardhmja është e paqartë. Ne jemi një klub ndryshe. Arritëm finalen e Champions League para dy vitesh, e fituam para një viti dhe sezonin pasardhës fituam Premier League pikërisht duke qenë ky klub që jemi. Nuk mund të ndryshojmë brenda ditës dhe të themi “duam të sillemi si Chelsea”. Nuk mund të blesh 11 lojtarët më të mirë në botë dhe të presësh që javën tjetër të luajnë futbollin më të bukur në botë. Duhet punë në stërvitje. Edhe ne duam të përmirësohemi, të kemi grupin më të mirë të lojtarëve, por ka mënyra të ndryshme për ta arritur këtë.

Deri tani, Chelsea ka shpenzuar plot 223 milionë euro me blerje në merkato. Ndërkaq, Liverpooli ka shpenzuar vetëm 13 milionë euro për mbrojtësin e majtë grek Konstantinos Tsimikas, i blerë nga Olympiakos, një shifër modeste krahasur me rivalët.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit