Prej disa ditësh, në shtypin sportiv, po qarkullojnë lajme se Luis Suarez do të largohet nga Barcelona dhe ka një akord paraprak me Juventusin në Serinë A.
Marrëveshja me kampionët e Italisë thuhet se është arritur dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i tij me fanellën bardhezi.
Megjithatë, ditën e sotme, e ardhmja e sulmuesit të Barcelonës ka marrë një drejtim tjetër.
Lojtari po vonon për të marrë pasaportë italiane dhe për këtë arsye ka nisur të shikojë edhe për skuadrat e tjera që interesohen për të.
Atletiko Madridi është mbrapa derës. Klubi nga Madridi po e ndjek me kujdes Suarezin dhe trajneri Simeone dëshiron ta ketë në skuadrën e tij për sezonin e ri.
Thuhet se madrilenët i kanë bërë lojtarit një ofertë më të mirë se Juventusi dhe e kanë bërë atë të mendojë një kalim në Madrid.