JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pazari i ndyrë PS-PD/ Erion Veliaj i jep 234 milionë Sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09/09/2020 21:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ja pra, siç shumë herë ju kemi thënë e ju kemi faktuar, partive politike në Shqipëri as që iu plas fare për ju. Madje për ta mund të thyeni qafën që në këtë moment, mjafton që ata të mbushin xhepat e tyre me paratë tuaja.

“Vidh sa të mundësh dhe futja popullit deri në grykë”, duket se është moto dhe slogani i vërtetë i të gjithëve. Askush nuk mendon për ne, askush nuk do t’ia dijë që ti që po lexon nuk ke para të mbyllësh muajin e jo më të bësh një palë pushime si njeri. Gjithçka është mashtrim, janë llafe në hava, siç thotë populli.

Rasti i rradhës që fakton pazaret e Partisë Socialiste me Partinë Demokratike është edhe ky që po iu paraqesim sot. Bëhet fjalë për Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike Sahit Dollapi, i cili është gostitur me plot 234 milionë lekë të vjetra nga as më shumë e as më pak po nga vetë Erion Veliaj.

Si “mashë” është përdorur Redi Molla, drejtori i Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Kështu të gjitha këto para janë dhënë tek Sahit Dollapi nëpërmjet tenderit me numër reference REF-66874-07-27-2020. Objekti i këtij tenderi është “Shërbimi i Pastrimit dhe Mirëmbajtjes së Pusetave”.

Bëhet fjalë për nje procedurë prokurimi e tipit marrëveshje kuadër me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara. Në tender nuk ka marrë pjesë asnjë kompani tjetër por vetëm fituesi, i cili konsiston nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Onyx” sh.p.k dhe “Mane/S” sh.pk. Nëse i referohemi të dhënave publike për këto kompani zbulojmë se administrator dhe pronar i vetëm i kompanisë “Onyx” sh.p.k është Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi. Ndërsa kompania tjetër ka për administrator Malo Mane dhe si pronar të vetëm Bledar Mane.

Jo vetëm kaq, por rezulton se oferta e kompanisë së Sahit Dollapit është sa 97,74% e fondit limit, që do të thotë se fituesi është i paracaktuar dhe se një pjesë shumë e madhe e parave do të futen në xhepat e fituesëve. Një pazar me të vërtetë i ndyrë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të cilat në publik hiqen sikur luftojnë njëra-tjetrën por që në fakt thjesht bëjnë biznes në kurriz të popullit. Hë, doni më për Belulin?