Kombëtarja Shpresa vijon të gëzojë një formë fantastike. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi ka triumfuar me përmbysje 3-1 ndaj Andorrës në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Skuadra iberike kaloi e para në avantazh në minutën e 2-të, falë një penalltie të fituar në sekondën 50.
Kuqezinjtë duhet të prisnin pjesën e dytë, për të realizuar fitoren e karakterit.
Ishte mbrojtësi Adolf Selmani ai që i hapi rrugën përmbysjes në minutën e 62-të, falë një goditje të saktë me kokë.
Për të kaluar në avantazh Shqipërinë U-21 mendoi Xhakomo Vrioni, i cili realizoi me kokë në minutën e 85-të.
Vulosjen këtij triumfi ja vendosi sulmuesi Bullari, edhe ky i hedhur nga stoli, duke shënuar golin e tretë në sekondat e fundit. Me këtë ecuri, shpresat për kualifikim janë të mëdha.