Kombëtarja shqiptare luan sot në orën 20:45, ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, përballë Liituanisë. Trajneri, Edi Reja ka vendosur të bëjë disa ndryshime në këtë ndeshje.
Në këtë sfidë, pritet të ketë minuta për Armando Brojën. Sulmuesi pritet që të jetë edhe nga minuta e parë, por mbetet për t’u parë nëse trajneri do t’i besojë deri në fillimin e ndeshjes apo jo.
Dy të tjerë që pritet të marrin minutat e para me Kombëtaren që nga starti i kësaj ndeshjeje janë Qazim Laçi dhe Endri Çekiçi, shkruan "Panorama Sport".
Të dy mesfushorët pritet që të zënë vendet e Bares dhe Abrashit, të cilët kanë vrapuar jashtëzakonisht shumë në Bjellorusi. “Gladiatori” Gjasula pritet të jetë edhe një herë pikë referimi në mesfushë.
Ja formacioni i plotë: