Shqipëria e Edi Rejës funksionon për mrekulli dhe kjo duket nga ndeshja në ndeshje.
Trajneri i Kombëtares kuqezi, foli pas fitores së sotme ndaj Bjellorusisë në transfertë.
Ai u shpreh i kënaqur me atë çka futbollistët dhanë në fushën e lojës, kryesisht në pjesën e parë.
Reja tha:
Objektivi jonë ishte të fitonim këtë ndeshje. Ja arritëm qëllimit.. Më pëlqyen shumë Abrashi, Bare, Trashi. Sakrifikuan shumë dhe bënë shumë kilometra. Mund të kemi debutime ndaj Lituanisë, duke parë gjendjen e grupit.. Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Djemtë po japin shpirtin në fushë. Mora vesh që Kazakistani kishte fituar. Nuk është e lehtë të thuash që rruga është e lehtë. Kemi mungesa, Kumbullën, Ismajlin, etj. Duhet të shikojmë gjendjen e lojtarëve. Do të punojmë për të ardhmen, jo vetëm për të tashmen.