Kombëtarja zbret sonte në fushë, ky pritet të jetë formacioni i zgjedhur nga Edi Reja

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04.09.2020, 10:01

Kombëtarja shqiptare luan sonte në mbremje në orën 20:45 ndaj Bjellorusisë ndeshjen e parë, të vlefshme për ligën e kombeve. "Panorama Sport" ka publikuar edhe formacionin e mundshëm që Edi Reja pritet të hedhë në fushë për këtë përballje.

Strakosha pritet që të startojë me treshen e mbrojtjes Gjimshiti, Dermaku dhe Veseli. Mungesat e Kumbullës dhe Ismajlit kanë prishur jo pak planet e trajnerit për këto dy takime. Aq më tepër që në konferencën e parë ai e theksoi edhe se Gjimshiti vjen me një mbingarkesë ndeshjesh.

Nga krahët, kapiteni Hysaj dhe Trashi kanë fituar kredencialet për të qenë titullarë, djathtas dhe majtas. Në treshen e mesfushës, Gjasula, Bare dhe Abrashi janë më të mundshmit, me një dyshim që Laçi mund të jetë në vend të mesfushorit të Fraiburgut.

Shumë muskuj për trajnerin që zgjedh një “gladiator” dhe dy “pitbullë”, siç edhe njihen me epitet për çfarë tregojnë në fushë dhe grintën e lartë. Në sulm, Cikalleshi dhe Manaj është dyshja që pritet t’i jepet besim për të startuar në Minsk.

Trajneri e ka të preferuar këtë kombinim në sulm. Kombëtarja sot paradite mund të bëjë një seancë shkrydhjeje stërvitore në mëngjes për të lehtësuar muskujt dhe do të jetë e gatshme për ndeshjen e parë zyrtare në Ligën e Kombeve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit