Prej disa vitesh, Granit Xhaka, është një nga lojtarët më të mirë të Zvicrës. Së fundmi, mesfushori me origjinë shqiptare është emëruar kapiten i ri i Përfaqësueses helvete.
Pas largimit të Stephan Lichtsteiner, trajneri Vladimir Petkovic ka pasur kohë të gjejë një kapiten të ri në skuadër. Do të jetë pikërisht Granit Xhaka kapiteni i ri i Zvicrës.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova, edhe në të kaluarën në disa ndeshje ka mbajtur shiritin e kapitenit. Por, tashmëe zyrtarisht, në secilën ndeshje, Granit Xhaka do të udhëheqë Zvicrën në fushën e blertë.