Zbulohet super skandali/ Carlo Bollino fshihet pas kompanisë së Igli Gjelishtit, si Rama i kaloi 1 miliard lekë?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.09.2020, 16:58

Partia Demokratike ka zbuluar skandalin e radhës të Edi Ramës. Pas Igli Gjelishtit fshihet gazetari dhe pronari mediatik Carlo Bollino, të cilit sipas PD-së, Rama nëpërmjet Akshit dhe Igli Gjelishtit, i ka kaluar gati 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve, vetëm në 7 muaj. ”SPAK është para një tjetër prove për të treguar se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsonin. Faktet janë aty, denoncimet janë aty, mjafton vetëm të hetohet dhe autorët e vjedhjeve të parave te shqiptarëve të përballen me ligjin dhe drejtësinë”- ka deklaruar PD përmes ish-deputetit Endri Hasa.

Deklarata e PD-së:

Kanë kaluar 24 ore qe kur partia demokratike pyeti publikisht Edi Ramen se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e te cilit ka marrë ne dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera. Edi Rama edhe ne këtë rast ka vendosur te fshihet.

Partia Demokratike do të publikojë sot skemën korruptive te tenderave qeveritare per kompaninë Web & Communications Development dhe kush janë përfituesit e miliarda lekeve te shqiptareve. Ne disponojmë te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtator 2019 deri ne mars 2020.

Vetem per periudhe 7 mujore kompania Web & Development Communication i ka transferuar kompanise C-7-Kommunication Systems 899.959.250 leke dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.

Nga te dhënat e qendrës kombetare te biznesit kompania C-7-Kommunication Systems eshte ne pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino. Ndersa kompania Media Content eshte ne pronësi te FFM Group shpk e cila eshte 80% ne pronësi te Alba Malltezit ,bashkëshortes se pronarit te report TV Carlo Bolinos.

Pra siç shikohet qarte nga dokumentat Edi Rama nëpërmjet Akshit dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm ne 7 muaj afro 1 miliarde leke nga taksat e shqiptareve. Pyetja qe lind është perse këto para kane përfunduar ne llogarite e kompanive te Bollinos?!

Carlo Bolino ka marre miliarda leke nëpërmjet tenderave publike te qeverise se Edi Rames per te bere makiazhin e propagandës qeveritare. Duke përdorur Igli Gjelishti dhe shume te tjerë si ai, Carlo Bolino eshte bere përfitues i parave te taksapaguesve shqiptare.

Kjo është skema e transferimit te afro 1 milard lekeve ne xhepat e Carlo Bollinos per llograri te Edi Rames. Kjo skeme tregon qarte mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktive transferon miliardë leke në xhepat e miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes.

SPAK është para një tjetër prove për të treguar se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re per te luftuar korrupsonin. Faktet janë aty, denoncimet janë aty, mjafton vetëm te hetohet dhe autoret e vjedhjeve te parave te shqiptareve te përballen me ligjin dhe drejtësinë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit