Thomas Strakosha ka nisur një romancë të re dhe duket më i lumtur se kurrë. Portieri i kombëtares shqiptare është lidhur së fundmi me bukuroshen, Esther Adjoa Asiedu.
Fotot e çiftit janë shpërndarë kudo, teksa nuk mungojnë dedikimet speciale në rrjetet sociale, që tregojnë lidhjen e fortë që çifti ka.
I buzëqeshur dhe i dashuruar, Thomasi ka shpërndarë së fundmi një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shihet në krah të Estherit, duke paralajmëruar fanset e shumta:
“Zemra ime është e kyçur”, shkruan 23-vjeçari shqiptar.