Një çift shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti fatal në New York.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Urën “George Washington” në New York dhe informacioni u bë me dije nga autoritetet vendase.
Një makinë Honda CRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës.
Në makinën tip Honda udhëtonin dy shqiptarë nga Malësia: Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e Bisere Frluckaj, 47 vjeçe.
Çifti prej vitesh jetonte në Bronx. Gruaja ndërroi jetë në vend ndërsa burri humbi jetën pasi mbërriti në spital.
Shoferi automjetit tjetër mori vetëm disa lëndime dhe është jashtë çdo rreziku për jetën.
