Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Beratit, ku një punonjës i Bashkisë humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme.
Ky punonjës ra nga pema dhe mësohet se shtetasi humbi ekuilibrin pasi preu pemën dhe u rrëzua nga shkallët duke ndërruar jetë në moment.
Pasi arriti të sharronte pemën dhe kjo e fundit u rrëzua edhe ky punonjës pa një rrip sigurimi për jetën humbi ekuilibrin dhe për pasojë jetën.
Bëhet me dije se policia e Beratit ka vënë në pranga inxhinerin e pyjores, me iniciale K.B. 31-vjeç.
Akuza ndaj tij është mungesa e masave të sigurisë për punonjësit në mjediset e punës dhe po ashtu e ai vetë nuk ishte prezent për mbikqyrjen e punimeve në terren.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si “Ura e Goricës” dhe punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Berat që humbi jetën është shtetasi Sh.M, 46 vjeç.