Rita Augestad Knudsen, gruaja e Albin Kurtit së fundmi është angazhuar në një Institut norvegjez për hulumtime ndërkombëtare, ku do të hulumtojë mbi terrorizmin dhe radikalizmin.
Bazuar në deklarimin e pasurisë, në AKK, ajo paguhet 46 mijë e 990 euro në vit. Gruaja e Kurtit ka blerë banesë në Oslo të Norvegjisë në nlerë prej 400 mijë euro.
Albin Kurti është martuar me norvegjezen Kndusen në vitin 2014 dhe me të ka një vajzë 5 vjeçare.
“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, kishte thënë Kurti, kur ishte pyetur për Ritën.

