Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Kurtaj në Peqin, ku mësohet se një 9-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin.
Dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht duke u larë.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat.
Peqin/Informacion paraprak
Në fshatin Kurtaj, Peqin, në lumin Shkumbin, është gjetur i mbytur shtetasi P.Ç., rreth 9 vjeç, banues në fshatin Kurtaj, Peqin. Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
