Rrugët e Tiranës janë mbipopulluar shumë vitet e fundit, për shkak të vendosjes gjithnjë e më të madhe të njerëzve në kryeqytet. Natyrshëm është shtruar nevoja e sistemimit dhe rregullimit të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve. Dhe mesa duket Lali Zdromsi ka bërë mjaft në këtë drejtim! Në rrugën “Prokop Myzeqari” në kryeqytet, së fundmi është vërejtur diçka e çuditshme. Aty janë bërë disa vija të bardha me qëllim vendosjen e rregullit për kalimin e këmbësorëve, por është qesharak fakti se trotuari anash rrugës nuk shërben pothuajse për asgjë, pasi aty duket e pamundur të kalosh. Dakord, vijat e bardha duhen, por për çfarë në rastin konkret? Për të kaluar matanë avllisë?!