19-vjeçarja rrëfen tmerrin në Kakavijë: Njerëzit binin në rrugë “si domino”, kalova e vetme kufirin mbi 2 orë në këmbë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.08.2020, 19:27

Të gjithë u prekëm nga pamjet e rënda që pamë për ditë me radhë nga pika kufitare e Kakavijës ku qindëra emigrant shqiptarë të ardhur në Shqipëri, shpejtuan të nisen drejt Greqisë para datës 17 gusht kur edhe hyn në fuqi vendimi për të kryer testin anti-covid.

Një fëmijë 10-vjeçar që u përplas për vdekje nga ambulanca, të moshuar pa ndjenja dhe gra të cilave u binte të fikët.

Ambulancat kalonin disa herë në ditë për të transportuar më të dobtit ndërsa shteti shqiptar në indiferentizëm të plotë shpërndau vetëm disa sanduiçë dhe ujë të gazuar për qytetarët që po vdisnin nga lodhja, uria, etja dhe vapa.

Një vjazë e re 19-vjeçare ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka rrëfyer tmerrin e përjetuar që për familjen e saj nisi në datë 14 gusht në orën 6 të mëngjesit.

Ajo rrëfen se babai u detyrua t’i jepte leje të nisej në këmbë 2 orë drejt kufirit dhe e vetme mbërriti në Athinë.

Pas saj e ëma dhe sot më 16 gusht u nis babai i saj. Vajza tregon se shikonte njerëz që u binte të fikët nga uria dhe etja, nga vapa ndërsa edhe ajo me familjen përjetuan tmerrin e urisë dhe rraskapitjes.

Me të drejtë kritikon shtetin dhe Edi Ramës të cilit i kujton se ajo e të tjerët para se të quhet greke apo shqiptare është njeri.

Mesazhi i 19-vjeçares për JOQ Albania:

Ckemi...Nuk di qe ku te nis kete mesazh..Kerkoj falje qe tani per gabimet! Jam nje vajzë 19 vjecë edhe jam ne universitet ne greqi.Vajta ne shqiperi per 4 dit te shikoj nenen dhe gjyshin! Ika ne kakavi ne daten 14 gusht ne oren 6 te mgjesit..Ne fillim e morem gjith me shaka situaten..berem shoqeri muhabet..ora vajti 12:00 edhe po mbaronte ui..i thash mamit hajde ikim tek fshati avash avash te dyja..Babi kishte frik se jemi te dyja me anemi..hecem 4 kilometra deri sa arritem tek dyqani..gjetem ui shyqyr edhe buk edhe deri ne oren 15:00 ishim mire edhe pse ishte 40© vapë e madhe..nga ketu fillon nje tragjeti..nje katastrof..njerzit te moshuar binin posht si domino nga vapa...nuk kishim ui as buk! Si gjith shqiptaret kishim mar pak mish djath..diten tjeter ishin gjitha posht..ishin prishur..fmi te vogla skishin qumesht te pin..erdhi ora 20:00 ..i thash babit ..o ba po vdes per buk dua ui..mendoni nje vajz 19 vjec e mbaja veten..po ata plakat dhe fmit?? U mendua rama na soli na nje sanduic. Edhe ui..normalisht na beren dhe foto ti tregojn popullit sikur na kuptojn ca kaluam andej..ora kalonte dhe njerz jemi vdiqem per ui. Kur erdhen solen ui me gas..sikur po talleshin me neve..makinat as nje kilometer nuk kishin hecur. Erdhi nata edhe gjith emigranet din qe eshte sh fresket ne kakavi..( edhe pse ishim shuuum kilometra larg asajt) Ca flejten ne rrug me peceta..ca ne makin....kishim shum ftoht....Nga ora 4 e nates erdhen na sollen sanduits prap..thash me vete po me ca mendje po e sjellin ne kete or..makinat me lek kaluan gjith naten..normal policia shqiperis lek do! Kur u zgjuam nga ora 6..ora 7..sanduicat ishin prishur nga vapa..kishin brenda salam..kush guxonte tja jepte fmis? Ora vajti 9..10..11 nuk kishim ui..vdiqem per ui..vdiqa per ui..Mtha babi..o vajza ime mere me kemb deri ne kakavi ( 2 or) dhe mundohu kalo ti ketu nuk ke shanc..Do thoni si e la fmin keshtu..kur ske ti japesh fmis buk dhe ui..ske rrug tjeter..Vajta....e bera si e bera kalova mora atobuzin ika per ne athine..por peng ne zemer qe i lash prinderit e mi ashtu...E dija qe babi dhe mami sdo kishin ui...15 gusht..mami ime kaloj si mua..se ne daten 16 kishim pun..greku ste fal punen..ose do punosh ose do vdesesh per buk. Priti babin ne dogan greke nje nat. Babi ime akoma nje dit me nje flet buk dhe pak salam nga rama. 16 gusht...ora 12.. babi ime ishte nga te fundit qe kaloj..Dhe kishte dhe gjitha to or per ne Athine..Doja thjesht tju tregoj pak nga ajo qe perjerova une..nje vajze qe jam ne universitet grek per shendetin public edhe per pandemit..Po pyes Ramen dhe Mitsotakin...A e pan si ishim? Po ju dukemi gje kafsha neve? Nuk smuremi me covid ashtu? E di qe neve u smurem nga djelli..nga e pangrena..covid19 do jet i fundit..neve emigranet. Sjemi fmi as ne shqiperi as ne greqi! Sjemi njerz neve?? Ikim ne shqiperi jemi grek..ikim ne greqi jemi shqiptar. Mos harroni o rama o mitsotaki..jemi njerz njeher dhe pasaj jemi grek e shqipetar..Faleminderit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit