Tejet problematike vazhdon të mbetet situata në pikën kufitare të Kakavijës, ku makina të tjera janë shtuar gjatë natës. Radha ka shkuar me kilometra të tëra, teksa pritjes për të kaluar në tokën greke, duket sikur nuk po i vjen fundi.
Sot shënohet dita e katërt e situatës katastrofike, pasi gra, fëmijë e të moshuar kanë duruar temperaturat e nxehta gjatë ditës, në vështirësi për të gjetur ujë dhe ushqim dhe gjatë natës iu është dashur ta kalojnë jashtë. Gjatë natës autoritetet greke kanë ndërprerë punën dhe po punojnë me 3 sportele, teksa shqiptarët presin të sfilitur në makina. Mijëra prej tyre emigrantë që punojnë e jetojnë atje prej vitesh.
Vargje makinash edhe në Kapshticë
Edhe Kapshtica nuk ka mbetur pas përsa i përket radhëve të gjata të krijuara nga makinat në pritje për të kaluar kufirin. Sot në mëngjes janë krijuar dyndje të automjeteve, duke shënuar kështu radhë të stërgjata.