Gjatë një kontrolli në afërsi të Hazeldonk, pikë kalimi kufitar midis Holandës dhe Belgjikës, policia gjeti më shumë se katër kilogramë kokainë në një taksi. U arrestua shoferi i taksë, një 27-vjeçar nga Roterdami dhe pasagjeri 21-vjeçar nga Shqipëria.
Natën mes të enjtes dhe të premtes, agjentët e Njësisë Kombëtare panë një taksi që po udhëtonte drejt Belgjikës afër Hazeldonk. Njësitë përkatëse të policisë kryen një kontroll rutinë dhe më pas u ndeshën me një qese droge.
Të dy ndodhen në burg për marrje në pyetje dhe hetimi mbi to dhe origjina e drogës po vazhdon.
Burimi: BNDeStem | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania