Tmerri në Kakavijë/ Qytetarët: Presim pa ditur çdo ndodhë me ne nesër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.08.2020, 23:06

Gjendja në doganën e Kakavijës është shqetësuese për të mos thënë alarmante. Raportuam më herët se disa qytetarë janë shoqëruar drejt spitalit me ambulancë pasi kanë kaluar ditë e netë me radhë në pritje në makinat e tyre.

Ata presin të kalojnë doganën me synimin e vetëm, shmangien e datës 16 gusht kur hyn në fuqi vendimi i palës greke për karantinimin e emigrantëve që vijnë nga Shqipëria për të paktën 7 ditë.

Për "BW" qytetarët janë shprehur se janë ende në pritje dhe nuk dinë asgjë as çfarë do ndodhë nesër.

Po qëndrojmë në pritje pa ditur cfarë do të ndodhë nesër.

Qytetarët shprehen të indinjuar para kamerave dhe me të drejtë pasi në makina ka gra, fëmijë e të moshuar.

Kemi fëmijë invalidë me temperaturë. Qeveria duhet të ndërhyjë, pasi populli po torturohet. Ka selektivitet këtu, ka automjete që ecin jashtë radhës. Policia kalon vetëm makinat luksoze. Disa automjete, policia i kalon pa radhë fare. Kemi që në 08.30 që presim, jemi me kalamaj. Durimi ynë nuk mban më. Kam që mbrëmë që rri në pritje. Nëse palët në doganë punojnë natën, mund të kalojmë deri në mëngjes, nëse jo, nesër në darkë kalojmë ne.

Ora 22:00 shënoi edhe përfundimin e orarit zyrtar të punës nga ana e palës greke ndërsa u njoftua se do rihapet nesër në orën, 06:00.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit