Në Gjoricë të Bulqizës pasditen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Mësohet se një person ka qëlluar drejt banesës stë shtetasit Klodian Reçi.
Burime për "BW" bëjnë me dije se, Klodian Reçi i cili mban detyrën e Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë ka qenë në shënjestër të sulmit i cili u cilësua si një paralajmërim ndaj tij.
Ishte vetë Reçi që njoftoi policinë lidhur me ngjarjen që terroizoi familjen e tij.
Fatmirësisht askush nuk është lënduar prej të shtënave ndërsa dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën që mban Klodiani si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore.
Ende nuk dihet kush është autori i të shtënave dhe po ashtu mësohet se kanë nisur kërkimet për identifikimin e tij ndërsa dihet se autori udhëtonte me një mjet tip ‘Golf’, dhe qëlloi nga dritarja e makinës me armë zjarri automatik.