Gjendje alarmante është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës. Prej tri ditësh shqiptarët janë duke pritur të kalojnë kufirin për të shkuar drejt Greqisë ndërsa me kalimin e orëve situata rëndohet pasi njerëzve po u bie të fikët prej dehidratimit, lodhjes dhe mungesës së ushqimit.
Fluksi i qytetarëve është i lartë ndërsa rradha e maknave ka shkuar deri në 20 km pasi njerëzit duan të kalojnë kufirin përpara datës 16 gusht pasi prej kësaj date do duhet të karantinohen një javë në shtetin fqinj.
Ndërsa mësohet se kryerja e tamponëve po bëhet nga pak mjekë të cilët nuk e përballojnë dot fluksin e popullatës.
Si në çdo situtatë të pafavorshme ka skena korrupsioni të cilët inskenohen nga persona që përfitojnë nga fatkeqësia dhe vështirësia e tjetrit.
Një denoncim vjen nga dogana e Kakavijës për JOQ Albania ku një qytetar shkruan se policët shqiptarë po përfitojnë lekë nga njerëzit në doganë dhe po vijnë dhe marrin vetë makinat e tyre dhe ua kalojnë në kufi pa rradhë.
Ndërsa pjesa tjetër vijojnë pritjen në kulmin e të nxehtit dhe në kushte të tmerrshme pa ushqim dhe pa ujë.
Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania: