Gra, fëmijë e të moshuar janë regjur duke pritur në doganat e grekut për mbi më shumë se 48 orë në pritje që të kalojnë në shtetit fqinj teksa kryeministri i vendit, i cili nuk ka patur asnjë reagim për këtë çështje, është duke u relaksuar në resortet e oligarkëve që janë ndërtuar me bekimin e tij mbi pronat e banorëve të zonës.
Sipas informacioneve të fundit, gjendja shëndetësore e një gruaje në doganën e Kakavijës është përkeqësuar. Ajo ka shfaqur probleme shëndetësore që prej mbrëmjes së djeshme. Teksa qytetarët shqiptarë kanë 3 ditë në pritje, nuk po munden t’i përballojnë më diellin e fortë, të nxehtin në makina dhe të fjeturit jashtë, kur radha e makinave ka kaluar 10 km.
Ditën e djeshme ai ka qenë për vizitë në Gjirokastër, por nuk ka hehdur një fjalë për situatën që po shtrëngon popullin e tij, situatë që duket se do të vijojë edhe për ditët e ardhshme.
Por kur nuk ke shtet, të tilla gjëma të presin, mjerë shqiptarët...