Kakavijë/ Radha mbi 10 KM! Shqiptarët e kanë gdhirë aty, qytetari: Policia kalon makinat me targa greke!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.08.2020, 08:54

Mbi 48 orë kanë shtetasit shqiptarë që presin në pikën kufitare të Kakavijës. Radha e makinave ka shkuar mbi 10 km e gjatë dhe tensioni tek qytetarët ka kapur kulmin. Radhët e gjata janë shkaktuar si rezultat i kontrollit të shtuar nga pala greke për situatën e Koronavirusit. Shqiptarët e kanë gdhirë në doganë pasi gjatë orëve të natës deri herët në mëngjes, sportelet e doganës jashtë jashtë funksionit.

Pala greke njoftoi se do të limitonte numrin e qytetarëve që kalojnë doganën në 750, për ata të cilët kanë negativ tamponin COVID-19. Denoncimet nga qytetarët shqiptarë kanë qenë të pafundme për redaksinë e JOQ Albania. Një prej tyre deklaron se kanë dy ditë në doganë dhe radha është e paimagjinueshme. Ata i kanë shpresat tek policia, por kjo e fundit kalon makinat greke plot me pasagjerë në doganë.

Denoncimi:

Psh JOQ kemi qe ne mengjes rreth ores 11:40 shikojeni se cfar behet ne doganen e kakavis po keni mundesi publikoheni per ta par ata vellezer dhe motra qe jan per ne gr qe te lajmerohen flm nese e publikoni. Ne jemi ne rradh, policia kalona makinat me targa greke i kalojn para nesh dmth ne rrim ne rradh dhe ata i kalojn makinat ne korsin e kundert dmth qe vjen nga kakavija!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit