Periferia e Tiranës është përfshirë nga një ndotje kaotike e mjedisit. Plastikë, rroba të vjetra, si dhe ujërat e zeza kanë pushtuar Lumin e Tiranës. Ndotja e tij vjen si pasojë edhe të derdhjeve të ujrave të zeza të Babrrusë, Paskuqanit, e gjithë pjesës veriore të Tiranës, Bathores dhe Kamzës. Megjithatë, moskontrolli i hedhjes së lëndëve plastike kuturru edhe në qendër, në ujërat rrjedhës të kryeqytetit, po ndotin periferinë, raporton Ora News.
Lali Leku duket se nuk bëhet merak se mijëra banorë po vuajnë nga aromat e pakëndëshme. Ndotja e Lumit të Tiranës po shkakton probleme edhe në botën ujore, pa llogaritur edhe ajërin e rëndë që duhet të thithin banorët. Fasada që prezanton Lali në rrjete sociale është mjaft e rrezikshme pasi infektimin më të madh po e pësojnë zonat periferike.