Aleksandër Frangaj presion gjyqtarëve me ortakun e tij, për pallatin tek ish-stadiumi ‘Dinamo’

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.08.2020, 18:28

Në portale kanë qarkulluar lajme, për një proces gjyqësor mes biznesmenit Andon Dhima dhe familjarëve të Drejtorit të "Top Channel", Ben Blushit.

Bëhet fjalë për një marrëveshje tregtare e iniciuar shumë vite më parë, mes biznesmenit Dhima dhe vjehrrit të Blushit, të ndjerit Abaz Brati.

Ky i fundit ishte pronar i një trualli tek ish-stadiumi Dinamo, i cili nëpërmjet një kontrate porosie, lidhi marrëveshje me kompaninë “AN-INK”, e krijuar nga Andon Dhima.

Por nëse i hedh një sy dokumentet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania e Dhimës, e krijuar që në 1995, ka shtuar një ortak të ri në datën 27 prill 2009. Ai është pronari i "TV Klan", Aleksandër Frangaj, i cili ka hyrë me 10% të aksioneve në kompaninë “AN-INK”.

Arsyeja e futjes si aksioner është e thjeshtë, pasi Frangaj ka dalë si garant, se nuk do ta prekte askush nga institucionet e kontrollit të ndërtimit, raporton gazetaAtdheu.

Për këtë shërbim, Sandri i "TV Klan" përfiton 10% të pallatit, për vetëm 10 mijë lekë të reja.

Sipas konvertimit në ndërtim, Andon Dhima i jep Frangajt rreth 800 m2 apartamente e garazhde, për 10% e aksioneve, në pallatin e ndërtuar tek stadiumi Dinamo.

Nga ana tjetër, Dhima nuk i përmbahet marrëveshjen që kishte bërë me Abaz Bratin, për kontratën e porosisë, ku trualli i Bratit do të konvertohej me apartamente.

Pikërisht për mospërmbushje të kësaj kontrate, familjarë të Abaz Bratit, hedhin në gjyq ortakun e Frangajt, Andon Dhima.

Gjykata vendos bllokimin e disa pasurive të Dhimës, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Por ditët e fundit, Dhima ka përdorur portalet e ortakut të tij, Frangaj, për t'u ankuar për “padrejtësitë” që i janë bërë.

Ai madje thotë se, i ka dërguar një letër Ambasadës Amerikane, ku mes rreshtave kërkon që Drejtorit të "Top Channel", Ben Blushit, t’i hiqet viza amerikane, njësoj siç i është refuzuar viza të gjithë familjes Frangaj.

Por shkrimet në portalin e Frangajt, që së fundi po financohen edhe nga Andon Dhima, kanë edhe një qëllim tjetër, atë të intimidimit gjyqtarëve dhe procesit gjyqësor me familjarët e Abaz Bratit.

Kujtojmë këtu, se për intimidim dhe kërcënim të gjyqtarëve, Frangaj është djegur nga Ambasada Amerikane, duke iu refuzuar viza.

Të njëjtën gabim po bën edhe ortaku i tij, Andon Dhima.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit