Një aksident tragjik ka ndodhur para pak momentesh në autostradën e Kukësit.
Si pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.
Lidhur me ngjarjen ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania një qytetar i cili tregon se një makinë tip Golf 4 ka dalë nga rruga dhe përplasja ka qënë aq e fortë sa për pasojë kanë ndërruar jetë dy djem të rinj jo më shumë se 30 vjeç.
Ende nuk bëhet e ditur arsyeja e aksidentit dhe në pamje duket se mjeti është përmbysur në mes të rrugës.