Mesatarja e aksidenteve rrugore në vend kap shifrën jo të vogël të 5 aksidenteve, ndërsa shifra për 10 ditët e fundit në Shqipëri ka një bilanc të frikshëm prej 54 aksidentesh ku për pasojë 8 persona kanë mbetur viktimë dhe 64 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ekspertët e sigurisë kanë deklaruar se problemi kryesor mbeten drejtuesit e automjeteve dhe mungesa e logjistikës dhe sinjalistikës në rrugë. 688 aksidente janë regjistruar në 8 muajt e parë të vitit, 243 më pak se një vit më parë, duke përjashtuar këtu 3 muajt që vendi qëndroi në Karantinë.
🤯 #udhëtonimekujdes se sa të jenë këta në pushtet, vetëm do vidhet, Shqipëria s'do bëhet me rrugë kurrë!
