Gruaja e Damian Gjiknurit 90 milionë lekë duke vizatuar lulishte, 270 mijë euro shtëpi, guruja indian u sjell ‘mbarësi’!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.08.2020, 14:14

Damian Gjiknuri shtoi pasurinë në mënyrë të dyshimtë pasi u bë ministër, i përfshirë në aferat më të zeza të qeverisë Rama, lidhjet e tij me sektin e dyshimtë të gurusë indian kanë vënë në lëvizje shërbimet inteligjente.

Emri i Damian Gjiknurit lidhet me skandalet dhe aferat fianciare më të zeza të qeverisë së Edi Ramës. Gjiknuri ishte pjesë e skemës mafioze me Bashkim Ulajn për vjedhjen me tenderin e Unazës së Madhe, përmes një çunaku anonim dhe një kompanie mashtruese, e cila kishte fituar tendera miliona euro edhe nga OST, edhe kjo në varësi të Gjiknurit.

Emri i Damianit lidhet me pazarin për ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura. Aq cinik u tregua Edi Rama, saqë kur e hoqi Gjiknurin dhe emëroi Belinda Ballukun në vend të tij në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nisi bashkë me Ballukun një fushatë për shfuqizimin e lejeve korruptive që kishte dhënë Gjiknuri për ndërtimin e hidrocentraleve nëpër kanione dhe zona të mbrojtura, thua se Gjiknuri kishte qenë ministër i Berishës dhe jo i Ramës.

Gjithashtu, emri i Gjilnurit është bërë simbol i krimit zgjedhor. ‘Tërmet-tërmet’ lidhet me emrin dhe agazhimin e tij në Dibër për grabitjen e zgjedhjeve, siç doli nga përgjimet e publikuar në gazetën gjermane Bild.

Pasi Edi Rama e bëri ministër, janë konstatuar disa lëvizje të çuditshme në pasurinë e Damianit. Më parë, bashkëshortja e Gjiknurit, Rovena Gjiknuri, punonte në Top Channel, ku merrte një pagë vjetore prej 10 milionë lekësh. Në vitin 2017, bashkëshortja e Gjiknurit deklaron 90 milionë lekë të ardhura brenda vitit si skenografe dhe projektuese parqesh. Paratë i deklaron nga dy kompani të saj, me objekt fushën e dizajnit dhe skenografisë si dhe projektimin e lulishteve.

Rovena Gjiknuri është pjesë e një sekti të paqartë dhe të dyshimtë, i drejtuar nga një guru indian i quajtur Paramahamsa Vishewandanda. Kohë më parë, gruaja e Gjiknurit doli dhe e priti gurunë në aeroportin e Rinasit, duke i puthur këmbët.

Vetë Gjiknuri ka mbajtur si foto profili në ‘Whatsapp’ një foto ku dukeshin ambientet e shtëpisë së tij të dekoruar me rastin e Vitit të Ri, ndërsa në murin e sallonit ishte vendosur në kornizë, në mes të shtëpisë, fotoja e gurusë indian. Gjiknuri dhe familjarë të tij kanë udhëtuar disa herë jashtë vendit për të ndjekur seancat e sektit, ndërsa pjesë e praktikave të këtij sekti janë dhe seancat e hipnozës. Përkatësia e Gjiknurit në këtë sekt është bërë dhe objekt i vëmendjes së shërbimeve inteligjente. Megjithatë, lidhja me gurunë dhe sektin duket se i ka sjellë mbarësi Gjiknurit dhe gruas së tij, sa i takon pasurisë. Pasi Gjinuri është bërë ministër, ata kanë blerë një apartament me vlerë 270 mijë euro në Tiranë.

Megjithatë, gruaja e Gjiknurit nuk është e vetmja që deklaron të ardhura të majme. Gruaja e Gramoz Ruçit ka deklaruar 300 milionë lekë brenda vitit me një vulë në dorë që i ka lënë vajza e saj notere, Ridvana. Kjo e fundit ka noterizuar edhe blerjen e pronave nga fëmijët e Sali Berishës. Gjithashtu, gruaja e ‘tigrit’ Arben Ahmetaj deklaron mbi 80 milionë lekë në vit pagë nga një bankë e lidhur me familjen Berisha. Mbi 90 milionë lekë të ardhura në vit deklaron edhe gruaja e Ilir Beqjas, ish-ministrit simbol të aferave dhe koncensioneve mafioze në shëndetësi./ Marrë nga Pamfleti

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit