Detyroi shoferin serb të vendosë muzikë shqip, modeles shqiptare i bëjnë “gjëmën”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.08.2020, 11:13

Me 200 mijë ndjekës në Instargam modelja shqiptare, Lorena Haliti është padyshim një yll i rrjeteve sociale por edhe e suksesshme në profesionin e modeles.

Ajo jeton në Amerikë prej kohësh ku edhe ushtron profesionin e saj. Por së fundmi, Lorena, po përballet me një ngjarje tejet të pazakontë me kompaninë “Uber”.

Teksa kishte marrë një taksi në SHBA ajo i ka kërkuar shoferit të kompanisë t’i vendosë disa këngë shqip. Duket se nuk ka qënë fati për modelen sepse shoferi ka qënë serb dhe ka nisur një ankesë për kompaninë, tek e cila i ka krahasuar shqiptarët me nazistët dhe pjesëtarë të Klanit KKK.

Shoferi serb ka shkruar tek kompania e tij se modelja shqiptare i kishte kërkuar të vendoste në makinë muzikën e një populli që “ata i ka shkelur dhe masakruar”.

Pas ankimit të një punonjësi të tij, kompania “Uber” ka bllokuar menjëherë llogaritë e modeles në “Uber” dhe “UberEats”.

“Uber” ofron shërbime taksie, si edhe dërgesa të ushqimeve. Modelja i ka shkruar kompanisë duke thënë se po mbështesin një rast të qartë racizmi por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tyre.

E bëra shoferin tim serb të dëgjojë muzikë shqiptare.

Kështu ka shkruar modelja në një status në Twitter.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit