Një vajzë e vogël e cila lindi me stomakun, mëlçinë dhe zorrën në pjesën e jashtme të trupit të saj nuk pritej të mbijetonte.
Laurel Phizackleas mjekët nuk i kishin dhënë shpresa për jetën por vogëlushja ka festuar 2 vjetorin e saj.
Kur prindërit e saj, nga Kembrixh, Kent, u njoftuan për gjendjen e vajzës së tyre endë të paardhur në jetë gjatë një ekoje kur foshnja ishte vetëm 12 javëshe, Kellyt, 30 vjeç dhe Seanit, 34 vjeç, iu propozua nga mjekët mundësia për abortimin e foshnjes.
Skanimi zbuloi se foshnja e tyre kishte mosformim të barkut në shtatzëni. Mjekët besojnë se vajzës duhet t’i bëhet një operacion për vendosjen brenda të organeve kur të mbushë të paktën 3 vjet.
Prindërit e Laurel i mbështjellin rregullisht barkun me fasho për të ruajtur shëndetin e saj.
Ajo mund të ushqehet normalisht si të gjithë fëmijët megjithëatë prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm për ndonjë komplikacion të mundshëm.
Prindërit tregojnë se vendosmëria e tyre për t'u kujdesur për vajzën i ka bërë që sot të jenë krenarë për të pasi është një vogëlushe e veçantë dhe e qeshur.
Burimi: ladbible Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania