Është gjetur pas tre ditësh, 14-vjeçarja nga Vora, e cila u shpall e humbur nga familjarët.
Në orat e vona të mbrëmjes së sotme, Ergita është gjetur në Fushë Krujë.
Deri më tani dyshohet se vajza është larguar me një djalë.
Kujtojmë se Ergita Liço humbi në orën 23:30 të së mërkurës. Babai i saj rrëfeu se i biri i kishte kërkuar të shkonte në shtëpi, por kur ai dhe e shoqja kishin hyrë brenda nuk e kishin gjetur në banesë.