7 vrasje në 20 ditë/ Lleshi krenohet me uljen e vrasjeve, kallashnikovi po kërcet kudo

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.08.2020, 21:12

Gjenerali Lleshi pak ditë ditë më parë u krenua se numri i vrasjeve me dashje ka pësuar një ulje në 7-mujorin e parë të vitit. Gjenerali harroi se për disa javë vendi ishte në karantinë dhe qytetet ruheshin me ushtarë e tanke. Pas hapjes së vendit, bandat e terrorit u rikthyen sërish në terren duke nisur larjen e hesapeve.

Sipas statistikat në 20 ditët e fundit kanë ndodhur 7 vrasje. Secila prej tyre ka treguar se siguria në vend është zero dhe se të kërcënuar janë edhe jetët e pafajshme. Bilanci mund të ishte edhe më i rëndë nëse plumbat që u zbrazën në hotelin e Tushemishtit mëngjesin e kësaj të shtune do të qëllonin mbi objektiv. Aq më tepër një ngjarje e paralajmëruar e cila kërcënoi edhe dhjetra turistë.

Po Elbasanin, a e harroi gjenerali? Qyteti me më shumë ngjarje kriminale, ku vetëm në pak ditë u kryen 3 vrasje, 2 vetëm brenda një nate. Shifrat flasin se përgjatë muajit korrik të këtij viti u kryen 5 vrasje, 1 më shumë se sa viti i shkuar. Zanafila e vrasjeve lidhet më së tepërmi me ekzekutime mafioze ç’ka lë të kuptohet se krimi në këtë vend u frenua vetëm gjatë kohës së karantinës. Në këto kushte, kush i garanton shqiptarët se dalja në rrugë çdo mëngjes do t’i rikthej sërish në mbrëmje në shtëpi?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit